Piloti i njohur për drejtësinë italiane, i akuzuar për mashtrim
Giorgio Riformato quhet piloti i avionit të vogël që u ul në Dijvakë. 57 vjeçari është një person problematik për drejtësinë italiane pasi disa vite më parë është akuzuar për mashtrim, pasi drejtonte një shkollë pilotimi avionësh të vegjël pa liçensë. Ngjarja tërhoqi vëmendjen e mediave kryesore italiane që publikuan se Giorgio Riformato i përvetësonte mijëra euro stundetëve të tij.
Riformato po përdrorte një avion të tipit Piper PA-32, një prodhim amerikan i kategorisë turistike. Në të mund të qëndrojnë deri në 6 persona, ndërsa pesha totale e tij i kalon 1500 kilogramët. Shpejtësia e tij maksimale është 280 km/h, ndërsa ka një autonomi fluturime gati 1400 kilometra.