SHBA, dy të vdekur pas të shtënave në një shkollë fillore
Të paktën dy persona të rritur kanë humbur jetën pas një sulmi me armë në një shkollë fillore në SHBA.
“CNN” thotë se sulmi ishte një përpjekje “vrasjeje-vetëvrasjeje” dhe se sipas policisë rreziku është për sulme të mëtejshme është larguar.
Më herët, “ABC News” tha se të paktën katër persona dhe një i armatosur janë plagosur sot në një sulm me armë që ndodhi në Kaliforni të SHBA-ve. Sulmi ndodhi brenda një klase në shkollën fillore dhe të plagosur kanë mbetur dy nxënës dhe dy mësues.
Shkolla fillore North Park në qytetin e San Bernardinos është rrethuar pas sulmit në një klasë, tha policia.
Kreu i policisë në San Bernardino, Jarrod Burguan tha se dy nxënës janë transportuar për në spital.
Ai tha se policia po punon me forcat emergjente në vendngjarje.
Personi i armatosur raportohet të jetë “neutralizuar” dhe nxënësit janë shoqëruar jashtë shkollës, nga ku po merren nga të afërmit./tvklan.al