Rama: Nis sot rruga e Vetting – ut


Rama: Nis sot rruga e Vetting – ut

12:16 11/04/2017

Çlirimi i drejtësisë mund të bllokohet vetë përkohësisht, por populli nuk mund të pengohet për të hequr qafe pengmarrësit e saj. I këtij mendimi është Kryeministri Edi Rama, i cili në një postim në Twitter shkruan se sot nis në Kuvend rruga e Vetting -ut.

Sot në Kuvend nis rruga e Vetingut! Mund ta bllokojnë përkohësisht po s’do ta pengojnë dot popullin të heqë qafe pengmarrësit e drejtësisë”,

theksoi kreu i qeverisë në Twitter.

Kuvendi pritet të mblidhet sot gjatë pasdites në një seancë plenare të thërritur nga kreu i Kuvendit, Ilir Meta për ngritjen e komisioneve të Vetting -ut.

Një ditë pasi Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i dorëzoi Avokatit të Popullit zarfin e mbyllur me listën me 67 aplikantët, të cilët i plotësojnë kriteret për qenë kandidatë të institucioneve të Vevtting -ut.

Në seancë është parashikuar të miratohet projektvendimi për procedurat parlamentare për funksionimin e komisioneve ad-hoc dhe realizimin e procesit të votimit, por dhe projektvendimit për krijimin dhe përbërjen e komisionit ad-hoc për verifikimin e kandidatëve për institucionet e rivlerësimit. /tvklan.al






Të ngjashme