Shkup – Vijojnë protestat kundër krijimi të qeverisë


Shkup – Vijojnë protestat kundër krijimi të qeverisë

14:02 11/04/2017

Në rrugët e Shkupit është mbajtur edhe protesta e 43-të me radhë, ku pjesëmarrësit mbanin në duar mburoja prej kartoni, që simbolizonin synimin e shpallur për ta mbrojtur Maqedoninë nga qeverisja e koalicionit të përbërë nga socialdemokratët dhe shqiptarët.

Të drejtuar nga një numër i madh femrash, fëmijësh dhe të moshuar, të cilët mbanin mburojat në ngjyrën e kuqe dhe të verdhë, manifestuesit u mnlodhën pranë ndërtesës së qeverisë e deri te parlamenti, duke kërkuar zgjedhje të reja dhe duke e refuzuar planin e partnerëve të koalicionit për zyrtarizimin e gjuhës shqipe, si gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni.

Partia WMRO-DPMNE, që dikur drejtonte qeverinë e Maqedonisë, për javë të tëra ka bllokuar formimin e koalicionit dhe zgjedhjen e kryetarit të parlamentit. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë bërë thirrje VMRO-DPMNE-së për t’i ndalur taktikat penguese, të cilat e kanë vazhduar krizën e gjatë politike në Maqedoni.

 






Të ngjashme