Shtyhet gjyqi për ish-deputetin Mark Frroku
Ka dështuar për herë të tretë leximi i mbrojtjes për ish-deputetit Mark Frroku në gjykatën e Tiranës. Avokatet mbrojtës kanë kërkuar përsëri kohë që të përgatisin konkluzionet e tyre.
Frroku akuzohet nga prokuroria i për vrasjen e Aleksander Kurtit në Bruksel në vitin 1999. Gjithashtu mbi të rëndojnë dhe akuzat e ndërtimit të paligjshëm, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Seanca e radhës u caktua për në datën 20 prill. Prokuroria gjatë leximit të pretencës kërkoi 25 vite burg për ish-ligjvënësin.
Tv Klan