Ministri i Jashtëm i Kosovës, vizitë zyrtare në Shqipëri
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot Ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj.
Në qendër të diskutimeve ka qenë bashkëpunimi midis dy shteteve shqiptare dhe zhvillimet e fundit në rajon.
Ministri i jashtëm i Kosovës u prit edhe nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.
Hoxhaj vuri në dukje se mbështetja e Shqipërisë është tepër e rëndësishme për zhvillimin e Kosovës.
Ndërsa kryeparlamentari nënvizoi se Shqipëria e ka për detyrë angazhimin e saj në funksion të njohjeve të shtetit të Kosovës, pjesëmarrjes dhe anëtarësimit të saj në organizatat ndërkombëtare.
Tv Klan