Video/ Nafta kontrabandë, arrestohet i nënti


Video/ Nafta kontrabandë, arrestohet i nënti

11:43 13/04/2017 https://youtu.be/oK3CxS0u8C0

Një javë pasi u arrestuan 8 persona të cilët kontrabandonin naftë nga Maqedonia për ta shitur në Shqipëri, policia ka bërë të mundur dhe prangosjen e një tjetër personi. Në pranga ka rënë  Ilir Kosturi, 54 vjeç, banues në Pogradec, i cili u kap në flagrancë duke shitur një sasi prej 520 litra naftë, sasi e dyshuar si kontrabandë e cila së bashku me një sasi lekësh dhe një aparat celular iu bllokua në cilësinë e provës materiale.

Në datën 6 prill policia arrestoi tetë persona banues në Pogradec dhe në Korçë. Vasil Bardhi, Rexhep Elmasllari, Enrik Muçollari, Alban Seitllari, Mihal Qazollari, Eneris Elmasllari, Krenar Hoxha dhe Marsel Ymer as një hetimi disa mujor, nisur në tetor 2016.

Ata kishin modifikuar depozitat e naftës duke shtuar depozitë tjetër për të marrë sasi nafte më të madhe në shtetin Maqedonas. Nafta më pas shitej në Shqipëri ku çmimi është më i lartë.

Ata e depozitonin sasinë e naftës së futur kontrabandë në dy ambiente të ndodhura në fshatin Mëmëlisht dhe në fshatin Grabovicë.






Të ngjashme