Opozita përgatitet për protestën e 7 Majit
Kreu i opozitës, Lulzim Basha zhvilloi paraditen e së enjtes një takim me krerët dhe sekretarët e degëve të Partisë Demokratike.
Në fokus të këtij takimi, sipas një njoftimi për mediat mësohet se ka qenë përgatitja e protestës së paralajmëruar pak ditë më parë nga kryedemokrati Basha, që do të zhvillohet më 7 Maj në qytetin e Kavajës.
Në njoftimin e shkurtër për shtyp, thuhet se për realizimin e kësaj proteste kombëtare, është vendosur “
impenjim i gjithë degëve, mobilizim i demokratëve dhe i qytetarëve”.
/tvklan.al