Jetë e shfrenuar me seks dhe kokainë për shqiptarin dhe miss-in e tij
Erjon Stafa është shqiptari i cili bënte një jetë të shthurur droge dhe seksi në Savona të Italisë, i cili ka mbetur i arrestuar nga policia italiane.
28-vjeçari kishte lidhje të ngushta me VIP-a, të të gjitha fushave kryesisht me doktorë e dentistë rreth të 40-tave.
Pjesë e klanit të tij ishte edhe një ish-miss Savona, një bukuroshe 30-vjeçare që kishte në pronësi një sallon bukurie në qytet ku adresonte klientët e saj për blerjen e kokainës.
Duke pasur parasysh marrëdhënien me yje të muzikës dhe televizionit, të gjithë emra të njohur në Savona, ai bënte shpërndarësin e kokainës për ta madje edhe në provinca.
Stafa pak para arrestimit të tij i kishte dërguar një mesazh bashkëpunëtorëve të tij ku shkruhej “Jemi të gjithë në të njëjtën varkë”.
Në shtëpinë e tij në Celle u sekuestrua kokainë dhe disa telefona celularë.