18:08 11/05/2014I gjendur në Itali për të marrë pjesë në Panairin e Librit në Torino, Kryministri Edi Rama i kërkoi shqiptarëve atje të marrin pjesë në votime për Parlamentin Evropian. Rama e quajti Evropën e Bashkuar projektin më të rëndësishëm që bëri bashkë burra dhe gra për ta çuar përpara.Gjatë vizitës në panair, kryeministri u ndal edhe në stendën e letërsisë shqipe, ku vlerësoi se ngjarje të tilla kultuore janë një mundësi e mirë për të zgjeruar bashkëpunimin mes dy vendeve fqinje.Rama zhvilloi edhe një takim me Kryetarin e Bashkisë se Torinos, një nga politikanët më të lartë të Partisë Demokratike në pushtet, Piero Fassino.Tv Klan