Rihanna shfaq të gjithë sensualitetin në pushime
Rihanna ka marrë disa ditë pushime nga studiot e regjistrimit për t’u ç’lodhur nën diellin meksikan.
Këngëtarja 29-vjeçare, u fotografua nga paparacët teksa vinte kremin e diellit. Tepër sensuale, nën bikinit portakalli, fotografitë e Rihanës bënë xhiron e mediave rozë. Me linjat e saj perfekte kthyer nga dielli, këngëtarja duket se ka marrë maksimumin e relaksit të nevojshëm për një rifillim në studiot e regjistrimit. Nën shoqërinë e miqve të saj, pushimet e Rihannës në Meksikë vijnë pas kritikave për rolin e saj të fundit në filmin e zhanrit horror Bates Motel, i cili nuk ishte roli i saj i parë në një film artistik. /Tv Klan