OSBE: Votimet në Turqi janë kryer në kushte të pabarabarta
Vëzhguesit e OSBE-së të cilët monitoruan votimet në referendumin e të dielës në Turqi kanë dalë në përfundimet se votimet janë kryer në kushte të pabarabarta dhe qeveria turke ka qenë e favorizuar, duke lënë të kuptohet se fushata për PO dhe Jo ka qenë e pa balancuar.
Sipas OSBE, standardet ndërkombëtare nuk u arritën në këtë referendum."Kemi vënë re keqpërdorimin e burimeve shtetërore, si dhe pengimin e fushatës për kampin që ishte kundër referendumit
” thuhet në raportin e OSBE-së."Fushata u njollos nga disa zyrtarë të lartë të cilët krahasuan mbështetësit e Jo-së me simpatizantë terroristë. Në shumë raste ata që ishin kundër referendumit u përballen me ndërhyrjet e policisë dhe përleshje të dhunshme".
Tv Klan