UEFA merr masa për dhunën në Lion – Besiktas


UEFA merr masa për dhunën në Lion – Besiktas

22:25 19/04/2017

Lioni dhe Beshiktashi morën ndëshkimin nga UEFA për trazirat në takimin e javës së kaluar, që penguan për 45 minuta fillimin e sfidës së Europa Ligës.

Komisioni i disiplinës vendosi të dënojë me 2 vjet përjashtim me kusht të dy klubet, një masë që bëhet aktive nëse përsëritet dhunë.

Klubi francez është gjobitur edhe me 100 mijë euro. Gjatë trazirave që ndodhën të enjten e kaluar, pati 7 të lënduar dhe u arrestuan 12 persona.

Tv Klan






Të ngjashme