Presidenti i Polonisë dekoron Kryetarin e KLSH
Kryetari i KLSH, Bujar Leskaj u dekorua nga presidenti i Polonisë me urdhrin “Kryqi kalorsiak i urdhrit për merita në dobi të Republikës së Polonisë”.
Në një ceremoni të zhvilluar në Varshavë, në ambientet e Institucionit Suprem të Auditimit të Republikës së Polonisë, me pjesëmarrjen e autoriteteve më të larta të vendit, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit u konsiderua një mik i Polonisë dhe promovues i kulturës polake.
Gjatë fjalës e tij , kreu i KLSH, Bujar Leskaj falenderoi Presidentin e Polonisë per akordimin e medaljes si dhe përfaqësuesit e institucioneve polake për këtë vlerësim.
Në ceremoninë e mbajtur në ambientet e Institucionit Suprem të Auditimit të Polonisë, Leskaj evidentoi historinë e popullit polak, përpjekjet e tij për liri dhe vlerat e përbashkëta mes kombit polak dhe shqiptar, si dashuria për atdheun, demokracinë e mirëpritjen.
Tv Klan