16:00 12/05/2014Mjeku, infermieri, apo sanitarët në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza do të mund të dallohen nga njëri-tjetri nëpërmjet ngjyrës së uniformës që mbajnë veshur. Prezantimi i uniformave të reja u bë në ditën botërore të infermierit.Me uniformat e reja pacientët do të kenë mundësinë të dinë në çdo moment me kë të komunikojnë, dhe këtë do ta bëjnë npërmjet ngjyrës së uniformës , ku bojqelli do të mbajnë infermierët, ngjyrë vishnje sanitarët dhe nëse ka bluzë të bardhë atëherë ai është mjek.Tv Klan