Foto/ Ja kush është 48 – vjeçarja që vdiq në aksident në Tiranë
Gjystina Shpani ( Picaku), që shihni në këtë foto është viktima e aksidentit të ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet.
48 – vjeçarja e lindur në Mat ishte nënë e dy fëmijëve, një djali 24 vjeç dhe një vajze 20 vjeç.
Policia Rrugore është ende në kërkim të drejtuesit të mjetit që shkaktoi aksidentin rreth orës 21 e 55 minuta pranë Tregut Elektrik.
48 vjeçarja këmbësore po kalonte rrugën në momentin që është përplasur për vdekje./tvklan.al