E la të birin një vit pa telefon, ja çfarë i ndodhi atij
E shqetësuar nga fakti se djali i saj shpenzonte shumë orë në rrjetet sociale me iPhone-in e tij, kjo mama mori një vendim ekstrem ndaj të birit.
Megjithëse kishte shumë vështirësi, ajo arriti që për një vit t’ia hiqte krejtësisht telefonin fëmijës së saj.
“O zot jam e mahnitur, e shokuar nga ndryshimi që pësoi im bir. Pas 7 javësh filloi të bëhej më llafazan, më social, mësonte më shumë dhe kishte më shumë shokë. Unë besova te ndryshimi i djalit tim dhe ai erdhi. Inkurajoj çdo mama që të paktën një ditë në javë, t’ia heqë fëmijës smartphone, ai po na i shkatërron fëmijët pa e vënë re”, tha ajo pas një viti pa telefon.