Edhe policia zapton hapësirat publike


Edhe policia zapton hapësirat publike

15:43 13/05/2014 parkingjetParkingjet publike në Tiranë janë ktheyer prej kohësh në një shqetësim jo vetëm për qyetarët, por edhe për vetë insitutucionet shtetërore. Makina të parkuara kudo me qëllim shitje apo jo, detyruan Ministrin e Brendshëm t’i kërkojnë Bashkisë Tiranë lirimin e hapësirave publike.

Por paradoksi qëndron kur sheh që vetë policia e shtetit zapton hapsirat publike të parkingjeve .

Me kamerën tonë pamë se si pranë dy komisariteve në Tiranë, makina të cilat janë sekustruar nga policia e shtetit parkohen pa kriter jashtë gardhit rrethues për javë dhe muaj.

E vetmja gjë që të kujton se këto makina kanë probleme ligjore me policinë e shtetit është shiriti blu që zakonisht të kujton rrethimin e një skene krimi.

Në komisariatin 3 janë me dhjetra, automjete që qëndrojnë të parkuara në pritje të s’di se kujt.

Nga ana e policisë mësojmë se ata janë të detyruar t’i parkojnë në hapësira publike pasi nuk kanë vend për t’i sistemuar ato brenda ambjenteve të komisariateve.

Edhe në komisaritatin 6, është e njëjta situatë. Makinat parkohen përpara dyerve të shtëpive private duke bllokuar qarkulimin e lirshëm apo parkimin e mjeteve të banorëve të lagjes.

Në letrën dërguar Bashkisë së Tiranës, minsitri i brendshëm Saimir Tahiri kërkoi lirimin e parkingjeve publike nga makinat që qëndrojnë në pritje për tu shitur. Sipas tij ky është kthyer në një problem shqetësues, duke ngarkuar trafikun e Tiranës.

Tv Klan





Të ngjashme