Rama thirrje demokratëve në Kavajë
Nga Kavaja në një takim me të rinjtë që votojnë për herë të parë, Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje demokratëve të mos i bashkohen thirrjeve për konflikt që vijnë nga drejtuesit e çadrës së opozitës.
Duke komentuar edhe deklaratat e ish – Kryeministrit Berisha, për përfshirjen e nxënësve në mitingje, kreu i qeverisë tha se askush nuk detyrohet të marrë pjesë në takimet elektorale.
Më herët Kryeministri Rama deklaroi në parlament se koha që i kanë dhënë opozitës, që përmes gjuhës së dialogut të rikthehen në parlament, të zgjedhin së bashku presidentit dhe të futen në zgjedhje është duke skaduar. Kreu i qeverisë tha nga foltorja e Kuvendit se Partia Socialiste do të vazhdojë e sigurt drejt zgjedhjeve të 18 Qershorit.
Tv Klan