Shkup/ I mbuluar në gjak, tërhiqet zvarrë deputeti i LSDM
Mësohet se personi i shtrirë i mbuluar në gjak në dyshemenë e Parlamentit maqedonas nuk ishte Ziadin Sela, por Damian Mançevski, deputeti i LSDM-së.
Sipas mediave maqedonase, identifikimi ishte i gabuar pasi fytyra e tij ishte e tëra e mbuluar në gjak. Situata u përshkallëzua në sulme fizike nga qytetarët ndaj disa gazetarëve dhe deputetëve, përfshirë edhe Zoran Zaev, kryetarin e ri të Kuvendit./tvklan.al