Meta bisede telefonike me homologun maqedonas
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta zhvilloi një bisedë telefonike me Kryetarin e zgjedhur të Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferri.
Pasi e uroi Xhaferrin për zgjedhjen e tij në krye të Parlamentit të Maqedonisë, Meta i shprehu keqardhje për dhunën e papranueshme në ambientet e Parlamentit të Maqedonisë, duke e siguruar për mbështetjen e plotë të Kuvendit të Shqipërisë ndaj stabilitetit dhe demokracisë në Maqedoni.
Meta gjithashtu theksoi rëndësinë për zgjedhjen e krizës në Maqedoni përmes mjeteve kushtetuese dhe demokratike duke dhënë mbështetjen e plotë të Kuvendit të Shqipërisë duke e vlerësuar krizën në Maqedoni si një krizë politike dhe jo ndëretnike.
“
Shpreh keqardhje për dhunën e papranueshme në ambientet e Parlamentit të Maqedonisë. Ne ju japim mbështetjen e plotë të Kuvendit të Shqipërisë për stabilitetin dhe demokracinë në Maqedoni. Kriza politike duhet zgjidhur përmes mjeteve kushtetuese demokratike. Ky konflikt në Maqedoni është politik dhe jo ndër-etnik”
, – u shpreh Meta./tvklan.al