Gjendet një tjetër kafkë në Vlorë
Kafka e dekompozuar e një njeriu është gjetur këtë të premte në varrezat e Kaninës në Vlorë.
Burime zyrtare sqarojnë se ajo u konstatua rreth orës 15:00. Kjo kafkë dyshohet të jetë shumëvjeçare dhe ka dalë në sipërfaqje për shkak të një erozioni të ndodhur në këto varreza. Ajo i është vënë në dispozicion Mjekut Ligjor për kryerjen e ekzaminimeve të mëtejshme proceduriale. Më herët gjatë paradites, policia gjeti një tjerë kafkë të dekompozuar, po pranë varrezave të Kaninës. Policia tha se nga këqyrja që i është bërë këtij skeleti, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjetra. /tvklan.al