Meta: Do të bëj gjithçka që vendi të dalë nga kriza


Meta: Do të bëj gjithçka që vendi të dalë nga kriza

19:23 28/04/2017

“Si President synoj përmirësimin e rrethanave dhe klimës për zgjedhjet e ardhshme”,

 kështu i shpreh Presidenti i sapo zgjedhur Ilir Meta në një prononcim për gazetarët, jashtë ambienteve të Kuvendit. Ai nuk harroi të falenderonte dhe Presidentin Bujar Nishanin për urimin e tij.

Sa i përket të ardhmes së Lëvizjes Socialiste për Integrim, ai u shpreh besimplotë se ajo do të fuqizohet dhe do rritet, pasi sipas tij, ka mjaft drejtues të aftë.

Është koha për të dhënë mesazhe përgjegjshmërie. Dua të falenderoj Presidentin Nishani që më bëri direkt urimin, duke treguar qytetarinë e tij. Kemi për detyrë që t’ japim siguri dhe qetësi të gjithë qytetarëve. Kemi nevojë për të forcuar dialogun politik. Nëse LSI-ja do të ruhej mendoj se ajo do ta meritonte këtë gjë, sepse e gjithë fuqia është e ruajtur tek një person. LSI do të rritet sepse ka shumë drejtues të zotë. Nuk ka asnjë arsye që të shqetësohen për LSI-në në këtë perspektivë, edhe në drejtimin e saj. Mund të keni shumë kuriozitete, por unë jam i papërgatitur, por do të zbatoj Kushtetutën në mënyrën më të denjë. Më 23 Korrik do të dorëzoj dokumentin e LSI-së tek Sekretari i Përgjithshëm dhe do t’i them që të ma ruajë mirë. Nuk kam nevojë të mendoj për kryetarin e LSI, sepse Petrit Vasili ka patur më shumë mandate. Nuk kam pasur kohë të mendoj për shumë çështje, do të konsultohem me juristë. Unë do të jem ai që ka qenë. Mesazhi i urimit i Ramës ishte shumë normal, shumë miqësor. Rama prej kohësh ka qenë motivues i kësaj ideje”.

Meta tha zgjedhja e Presidentit sot ishte e pa shmangshme, sepse shkelja e afateve do të krijonte defekte ligjore. Ai theksoi se nuk ishte i lumtur për rrethanat në të cilat u zgjodh President, por u shpreh i nderuar për zgjedhjen e tij në këtë post dhe u zotua se do të bëjë më të mirën.

“Unë kam insistuar kohët e fundit të mos nxitonim për zgjedhjen e Presidentit. Zgjedhja e Presidentit sot ishte e pa shmangshme sepse ka disa afate dhe shkelja e tyre krijon mjaft defekte ligjore. Të enjten që vjen mbyllen punimet e Kuvendit dhe të gjitha këto rrethana nuk do ishin normale të mos shkonin në kohën e caktuar. Kam menduar që do të përpiqem të bëj më të mirën për të dekurajuar prishjen e kësaj krize. Nuk jam i lumtur për shkak të rrethanave, por jam shumë i lumtur që jam zgjedhur president i vendit dhe do të bëj më të mirën për vendin. Theksoj se midis demokracisë dhe pushtetit, ne politikanët duhet t’i japim gjithmonë prioritet demokracisë. McAllister ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për ne. Të gjithë duhet të bëjmë përpjekje të mbyllim me sukses këtë dialog. Është një respekt për partnerët tanë europianë dhe amerikanë. Unë Kryeministër kam qenë në një moshë 30-vjeçare dhe nuk është ky problemi, sot shqetësimi është të jap siguri të vërtetë dhe fëmijët tanë të cilët meritojnë një të ardhme të sigurt, politika duhet ta bëjë vendin të sigurt për të ardhmen. Të kemi më shumë vende pune. Unë kam qenë i prirur për të votuar çdo kandidat për t’i pranuar nga mazhoranca, të propozuar nga opozita. Për të realizuar zgjedhje të njëanshme. E theksojë edhe njëherë se mungesa e opozitës më ndihmoi të bëja zgjedhjen e Presidentit. Qytetarët tanë meritojnë qetësi sociale, ndihmë, siguri. Por për të mos folur pastaj edhe për sezonin turistik që po vjen. Është dobësia ime, Monika. Të gjithë qytetarët shqiptarë dëshirojnë edhe një vend më demokratikë. Do doja të besoja te eksperienca e tij demokratike tek Lulzim Basha”. 

/tvklan.al






Të ngjashme