Parlamenti i Malit të Zi ratifikon anëtarësimin në NATO


Parlamenti i Malit të Zi ratifikon anëtarësimin në NATO

22:30 28/04/2017

Parlamenti i Malit të Zi ratifikoi këtë të premte hyrjen e vendit në NATO. Me 46 vota pro deputetët e pranishëm në sallë votuan unanimisht për anëtarësimin në Aleancën ushtarake euro-atlantike.

Në votim mungonte opozita e cila është kundër anëtarësimit në NATO. Jashtë Kuvendit, deputetët opozitarë mbajtën protestë. Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviç tha se vendi i tij do të mbështesë fuqishëm proceset integruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor. “Dita e sotme hyn në historinë e ndritshme të Malit të Zi”, tha Markoviç.

Anëtarësimin e Malit të Zi në NATO e kanë ratifikuar 28 nga 29 shtete anëtarë. Vetëm Spanja nuk e ka votuar ende, çka do të zyrtarizonte përfundimisht shtetin e 30-të në aleancën ushtarake.

Tv Klan






Të ngjashme