Sfida e llogarive mes Partizanit e Kukësit


Sfida e llogarive mes Partizanit e Kukësit

09:15 03/05/2017

Të dyjave iu duhet fitorja për të qenë më të qeta në ndeshjet e fundit të kampionatit. Për më tepër një fitore me rivalin direkt do të vlente sa gjysma e trofeut. Partizani dhe Kukësi janë në përgatitjet e përballjes mes tyre por veç stërvitjes, llogarite, në këtë rast janë të pashmangshme. Barazimi do të ishte agoni për partizanin. Nëse sfida përfundon pa fitues, të kuqtë duhet të shpresojnë në një barazim të Kukësit me skënderbeun dhe të kenë fituar të gjitha ndeshjet e mbetura.

Partizanit i duhet të pësojë sa më pak dhe të shënosjë sa më shumë gola që nëse në fund të kampionatit përfundon me pikë të barabarta me Kukësin të prevalojë numri i golave të shënuar dhe të pësuar për tu shpallur kampion.

Kukësianëve mund tju leverdisë edhe barazimi, pasi kështu do të favorizohej nga rezultati më i mirë në përballje direkt duke shpresuar edhe tek humbja e Partizanit me Skënderbeun.

Gjithsesi kalendari i ndeshjeve të fundit nuk përbën motiv favori pas asnjërën pasi Partizani luan një javë më pas me skuadrat që përballet Kukësi.

Tv Klan






Të ngjashme