Del nga rruga me motor, në gjendje të rëndë i riu
Një 23-vjeçar është aksidentuar rëndë të martën në afërsi të fshatit Leshnicë- Pogradec dhe ndodhet në rrezik për jetën.
Policia tha se i riu me inicialet T.B. po drejtonte një motor pa kaskë kur ka dalë nga rruga dytësore, ku mori lëndime serioze.
Pas ndihmës së parë mjekësore në Spitalin e Pogradecit, i riu është dërguar për mjekim të specializuar në Tiranë, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit teksa policia bën thirrje për përdorimin e kaskat mbrojtëse gjatë përdorimit të motoçikletave./tvklan.al