Talat Xhaferi vendos flamurin kombëtar në kabinet
SHKUP- Pasi hyri në kabinetin e tij dhe realizoi takim me ambasadorin e BE-së, kryeparalamentari Talat Xhaferi, ka vendosur flamuj-miniaturë të Maqedonisë, Shqipërisë dhe BE-së.
Me këtë u vërtetua edhe një herë se me dobësimin e BDI-së, janë forcuar pozitat e shqiptarëve, e madje edhe të vetë kuadrove të BDI-së, të cilët kur partia e tyre kishte 20 deputetë, nuk mund as të ëndërronin flamurin shqiptar në zyrën e ministrit të punëve të brendshme, apo të kryetarit të Parlamentit.