Sarri trajner i Interit?
U pa si shpëtimi për skuadrën, por Stefano Pioli duket se nuk do ta ketë të gjatë tek Inter. Klubi po shikon mundësinë e afrimit të një trajneri tjetër për sezonin e ardhshëm. Të preferuarit janë Antonio Conte dhe Diego Simeone por të dy nuk do të japin një përgjigje për italianët deri në përfundim të sezonit.
Një pistë e tretë është trajneri i Napolit Maurizio Sarri, i cili gjithsesi ka një kontratë deri në 2019 me këtë klub. Aktualisht Sarri merr 1.4 milionë euro që bashkë me premiot arrin deri në 2 milion. Sipas mediave italiane tek Inter do të shohin të gjitha mundësitë madje edhe Lucciano Spalettin, i cili pas disfatës në derbi duket më shumë i ikur nga Roma.
Në media thuhet se Pioli ka rënë dakord me klubin për një shpërblim në rast se zikaltrit nuk do të preferojnë të vazhdojnë bashkëpunimin me të.
Tv Klan