Ajaksi, një hap larg finales
Ajaksi është një hap larg finales së Europa Ligës pas fitores 4 – 1 me Lionin.
Një sfidë me shumë raste që në fund ishte një festë holandeze. Ajaksi tregoi edhe një herë se është i pathyeshëm në fushën e tij dhe se kërkon të marrë sërish trofeun e fituar në vitin 1992.
Mbrëmjen e së enjtes do të zhvillohet një tjetër finale ajo mes Selta Vigos dhe Mançester Junajtid. Takimet e kthimit do të luhen javën e ardhshme.
/Tv Klan