Brad Pitt: Divorci nga Angelina, njësoj si vdekja
Divorci nga Angelina Jolie është i njëjtë me vdekjen. Kështu është shprehur Brad Pitt pas ndarjes nga ish-bashkëshortja.
Aktori hollivudian pranon për revistën GQ se i është nënshtruar terapive për të kaluar këtë periudhë të vështirë.
Në intervistën e parë pas divorcit, Pitt pozon disa foto për revistën e famshme. Ai është dukshëm më i dobët dhe pranon se me ndihmën e specialistëve ka arritur t’i largohet alkoolit. Isha kthyer në një pijanc profesionist, thotë Pitt.
Aktori 53-vjeçar fajëson veten për dështimin në martesën me Jolie. Ndërsa për fëmijët shprehet i trishtuar, kur thotë se nuk ka arritur të kryejë më së miri rolin e babait. Angelina Jolie dhe Brad Pitt u ndanë në shtator të vitit të kaluar pas 12 vjet martesë.
Tv Klan
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”208″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]