34-vjeçari nga Shqipëria “armën në kokë” çiftit grek për t’i grabitur


34-vjeçari nga Shqipëria “armën në kokë” çiftit grek për t’i grabitur

23:15 03/05/2017

Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia greke me akuzën e grabitjes me armë ndaj një çifti në Vouliagméni Limanania së bashku me një bashkëpunëtor i cili është në kërkim. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit. Media televizive “ERT” ka mundur të sigurojë foto ekskluzive të makinës ku gjendej çifti.

Dy banditët iu afruan çiftit grek duke u përpjekur t’i grabitnin me armë në duar ndërkohë që ata gjendeshin në një makinë të parkuar.

Djaloshi grek që ishte në timon bëri rezistencë dhe një nga grabitësit e plagosi në këmbë.

Kur viktima doli nga spitali, e njohu shqiptarin nga fotot dhe më pas policia bëri të mundur arrestimin e tij./tvklan.al






Të ngjashme