Ndeshja Partizani – Kukësi, ja rrugët që do të bllokohen


Ndeshja Partizani – Kukësi, ja rrugët që do të bllokohen

17:18 04/05/2017

Policia rrugore ka publikuar masat që do të ndërmarrë në prag të ndeshjes më të rëndësishme të vitit në Superligën Shqiptare, Partizani Kukësi.

Në një njoftim për mediat, policia njofton të gjithë sportdashësit se gjatë hyrjes në Stadium do të jetë i nevojshëm mjeti i identifikimit, si dhe fëmijët nën moshën 16 vjeç nuk do të lejohen të hynë pa u shoqëruar nga prindërit .

Në hyrje të Stadiumit do të ketë kontrolle të imtësishme ndaj çdo shtetasi dhe nuk do të lejohen sende të tilla si çakmak, çelësa etj.

Policia tha se rrugët që do të bllokohen nga ora 16:00 – 22:00, janë:

Rruga përballë Stadiumit “Selman Stërmasi”

– Rruga “Gjin Bue Shpata”, nga kryqëzimi me Rrugën “Emin Duraku” deri tek kryqëzimi me Rrugën “Sulejman Delvina”

– Rruga “Emin Duraku”, nga kryqëzimi me Rrugën “Gjin Bue Shpata” deri tek rruga përball Stadiumit “Selman Stërmasi”

– Njëra korsi e Rrugës “Sulejman Delvina”, nga kryqëzimi me Rrugën “Gjin Bue Shpata” deri tek kryqëzimi me Rrugën përballë Stadiumit “Selman Stërmasi

Segmentet Rrugorë ku do të ketë kufizime lëvizje ose bllokime, nga ora 15:00 – 16:00, gjatë kalimit të tifozërisë së ekipit të “Partizanit”, janë:

Nisja nga kryqëzimi i Rrugës “Muhamet Gjollesha” me Rrugën “Artan Lenja”, përgjatë Rrugës “Muhamet Gjollesha”, Rruga “Sulejman Delvina”, deri tek Stadiumi “Selman Stërmasi”.

Partizani dhe Kukësi janë në krye të klasifikimit me pikë të barabarta dhe ndeshja e nesërme mund të rezultojë vendimtare për titullin kampion. /tvklan.al






Të ngjashme