Atentati në Tiranë/ I plagosuri kanosi me armë në 2015 djalin e biznesmenit të naftës


Atentati në Tiranë/ I plagosuri kanosi me armë në 2015 djalin e biznesmenit të naftës

20:20 04/05/2017

Dejvis Rrustemaj është personi që mbeti i plagosur me armë zjarri pak minuta më parë në rrugën “Xhanfize Keko”, në kryeqytet.

26-vjeçari  më 20 Shtator të vitit 2015 sëbashku me një person tjetër, shokun e tij Anxhelino Çervanaku, kanë kërcënuar me pistoletë  23-vjeçarin Andi Fisheku, djali i një biznesmeni të naftës.  Ky i fundit u kishte marrë atyre 1 mijë euro borxh dhe nuk ua kthente.

Ngjarja ndodhi në rrugën “ Mine Peza” ku Çervenaku dhe Rrustemaj i kishin prerë rrugën 23-vjeçarit duke e kërcënuar se në rast se nuk do kthente paratë ata do ta vrisnin.

Kjo u konfirmua edhe nga policia, sipas të cilës, djali i biznesmenit Iljas Fisheku është kërcënuar me armë nga Dejvis Rustemaj dhe Anxhelino Çervanaku, që u shpallën në kërkim./tvklan.al






Të ngjashme