![](https://i0.wp.com/prova.tvklan.al/wp-content/uploads/2016/05/dhune.jpg?fit=640%2C360&ssl=1)
Bën kunatën për spital, pranga 53 – vjeçarit
Dhuna në familje vazhdon ende të jetë një problem në shoqërinë shqiptare.
Një 53 – vjeçar është prangosur nga policia e qytetit të Vlorës, pasi akuzohet për dhunë. Sipas burimeve të policisë mësohet se Harilla Balli, 53 vjeç, banues në fshatin Zvërnec, Vlorë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së vëllait të tij Dh.B., 56 vjeçe, e cila për pasojë të dëmtimeve të marra ndodhet në Spitalin Rajonal të Vlorës.
Nuk dihen ende shkaqet se pse Balli ka dhunuar kunatën e tij./tvklan.al