Zgjedhjet, Presidenti thërret anëtarët e Kolegjit Zgjedhor


Zgjedhjet, Presidenti thërret anëtarët e Kolegjit Zgjedhor

11:05 05/05/2017

Në prag të mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit, Presidenti Bujar Nishani, në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë  thirri në një takim anëtarët e Kolegjit Zgjedhor, organ ky që ka një rrol të rëndësishëm gjatë procesit elektoral.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat thuhet se, Presidenti  Nishani pasi theksoi  rëndësinë që ka çdo proces zgjedhor, vlerësoi se sa i domosdoshëm është ushtrimi i veprimtarisë së Kolegjit Zgjedhor për të trajtuar me korrektësi të gjitha konfliktet që do të paraqiten para tij nga subjektet e ndryshme, deri në përfundim të gjykimit të gjithë ankimeve lidhur me zgjedhjet.

Presidenti  Nishani  shprehu besimin dhe kërkoi nga Kolegji Zgjedhor, që të qëndrojë me bindje të plotë, vetëm Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës, në respekt të të drejtave dhe lirive të njeriut, çka do të sjellë sipas tij drejtësi dhe paanësi në kryerjen e detyrës./TvKlan






Të ngjashme