Vlorë, në pritje të dëmshpërblimit për projektin e transballkanikes…
Pak kohë më parë, Bashkia e Vlorës premtoi se do të marrë fund përpjekja e të prekurve nga projekti i rrugës transballkanike për dëmshpërblimet. Por Agron Beqiraj tregon se çdo gjë ka mbetur në kuadrin e fjalëve. Ai thotë se nuk ka marrë asnjë lekë dhe asnjë përgjigje të saktë. Ai përballet herë me përgjigjen se i ka marrë paratë që i takojnë, e herë me idenë se duhet verifikuar. Pas këmbënguljes së emisionit “STOP”, drejtori i Bashkisë, Alban Mësejtorja thotë se procedura ka përfunduar në Bashkinë e Vlorës dhe tani dëmshpërblimi është në dorë të Ministrisë së Financave.
“Unë jam një ndër banorët që zuri shpronësimi i qytetit dhe prej 10 muajsh nuk jam shpronësuar akoma. Kërkoj padinë e VKM-së, asgjë më tepër. Është një çmim qesharak për banorët, 23 milionë lekë të vjetra.
Përfaqësuesja e Bashkisë Vlorë shprehet se procedura do të zgjasë 10 ditë dhe se më pas do t'i kalohen lekët në llogarinë bankare."Deri më sot nuk kam marrë kokërr leku. Mashtrimet e tyre janë që do i marr lekët, por se kur nuk i dihet. Një administratë komplet e paaftë, komplet mashtruese. Vetëm për të tërhequr popullin zvarrë. Vetë emigrant dhe shteti në një vend tjetër të merr brenda, ndërsa këta të lenë rrugëve, të nxjerrin nga shtëpia e të lenë pa pronë dhe nuk mbajnë asnjë lloj përgjegjësie."
Gazetarja e emisionit “STOP” së bashku me Agron Beqirajn i drejtohen Bashkisë së Vlorës për të marrë një përgjigje, se pse nuk janë dhënë ende dëmshpërblimet. Ata komunikojnë nëpërmjet telefonit me Alban Mësejtoren, drejtorin e Bashkisë. Drejtori i Bashkisë –Ai ka vajtur te STOP -i dhe më ka konfirmuar që i ka marrë lekët.
Agron Beqiraj– Kur i kam marrë lekët? Agroni jam, unë po të flas.
Drejtori i Bashkisë –Ti më the…
Agron Beqiraj– Kur të kam thënë?
Drejtori i Bashkisë –Të lutem ke ardhur…
Agron Beqiraj– Unë të kam thënë që s’kam marrë lekë dhe po ta them prapë. Ta kam dhënë dhe njoftimin e kësaj zonjës, që është komplet e paaftë, e të kam pyetur çfarë është kjo që më ke thënë ti mua këtu që më datë 10 Mars unë kam marrë lekët?!
Drejtori i Bashkisë –Të lutem Agron, të lutem! Ta verifikoj në ministri dhe të kthej përgjigje.
Pas 1 ore… Drejtori i Bashkisë–
Praktika e nisur nga Bashkia Vlorë për Ministrinë e Zhvilimit Urban është miratuar nga Komisioni i Pasaçëm pranë MSHUS dhe është kaluar për likujdim përfundimtar te Ministria e Financave.
Gazetarja – Po kur do ndodhë, se ju e bëtë premtimin për 10 ditë. Drejtori i Bashkisë –Epo… ne e kemi kaluar, është për likujdim te Ministria e Financave.
Sipas Alban Mësejtores, mbetet vetëm të presim që Ministria e Financave të kujtohet për dëmshpërblimin e Agron Beqirajt, të cilën në fillim u tha se e kishte marrë e më pas që i duhet të presë për ta marrë. /tvklan.al