Kukësi ndal Partizanin në barazim
Ndeshja e cilësuar si ajo që vlen titullin kampion përfundoi në barazim. Partizani – Kukësi nuk shkoi më shumë se rezultati 1 – 1, pavarësisht rasteve të shumta veçanërisht të ekipit kryeqytetas.
Ndeshja edhe pse u gjykua një treshe huaj, pasi vazhdimisht kontestime nga të dy ekipet. Një barazim që favorizon më shumë Kukësin për shkak të rezultateve direkte më pozitivë. Të kuqtë e nisën me ritëm të lartë duke kërcënuar portën e Koliçit, por pa sukses. Kukësi shënoi i pari në minutën e 21’.
Dvornekoviç realizoi duke i shpëtuar mbulimit të Ramadanit. Një gol i lehtë pasi ishte pranë portës së Hoxhës. Goli i përsuar i bëri më kërkues vendasit, të mbështetur nga mijëra tifozë. Shtylla dhe Koliçi nuk lejuan lojtarët e Partizanit të festonin në pjesën e parë. Barazimi i kërkuar me ngulm erdhi pas pushimit.
Një krosim në zonë i Çetkoviç u devijua në portë nga Shameti, i cili shkaktoi një autogol. Kukësi mendoi më shumë për mbrojtjen dhe rastet e tjera të lojtarëve të Partizanit nuk sollën ndryshim rezultati. Të kuqve nuk i solli fat edhe Luciano Moggi, i cili ishte në tribunën VIP të “Selman Stërmasi”. Ky barazim favorizon Kukësin që do të presë mbrëmjen e së shtunës Vllazninë në përpalljen e javës së 32. Në rast fitoreje diferenca me ekipet e kreut do të shkojë në 1 pikë. /Tv Klan