
Godet me mjete të forta 30-vjeçarin, arrestohet në gjendje të dehur
Policia e Lushnjes ka arrestuar në flagrancë Vasil Lleshin, 28-vjeç pasi ka goditur me mjete të forta një person.
Lleshi me banim në Cërrik, lagjja Nr.3 ka lënë në gjendje të rëndë për jetën 30-vjeçarin A.R banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital.
Policia bën me dije se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.
Lleshi është arrestuar në gjendje të dehur duke drejtuar mjetin tip ‘Peugeot’ me targa AA 982 BR në fshatin Gur të Divjakës./tvklan.al