“Kontestime” edhe për arbitrin slloven
Askush nuk doli i fituar nga ndeshja që pritej të përcaktonte titullin kampion. Dhe pakënaqësia e rezultatit amplifikon vendimet e arbitrit sloven, i cili u kërkua për këtë ndeshje pikërisht për të mënjanuar dyshimet e ndonjë gabimi përtej njerëzores.
Slloveni në disa raste, sipas të kuqve, nuk mori vendimin e duhur, për ndëshkim me karton të futbollistëve të Kukësit apo me faul në favor të Partizanit. Gjithsesi, edhe pse të pakënaqur të kuqtë nuk ia faturojnë barazimin vendimeve të arbitrit. Të paktën sipas trainerit, gabimet e tij nuk ishin të qëllimshme.
Në disa raste edhe vetë lojtarët në fushë kërkuan nga arbitri të merrte një vendim, por këto momente nuk mbartnin peshën që do të kishin në rast se drejtues i ndeshjes do të kishte qenë një shqiptar.
Tv Klan