
Digjet vetura e kryesocialistit në Lezhë
Një veturë “Mercedes- Benz” që përdorej nga ish-kreu i komunës së Kolshit në Lezhë, Andi Marku u dogj gjatë orëve të kësaj të diele në rrethana ende të paqarta. Ky i fundit ka kryer edhe funksione drejtuese vite më parë në Policinë e Lezhës.
Mjeti në pronësi të bashkëshortes së Markut ndodhej i parkuar në oborrin e Prefekturës. Roja i një godine aty pranë konstatoi zjarrin dhe lajmëroi zjarrfikësit dhe policinë. Me gjithë ndërhyrjen e shpejtë të zjarrfikësve, flaket dëmtuan automjetin. Në lidhje me ngjarjen, policia e Lezhës nisi hetimet për sqarimin e rrethanave të saj.