Përleshje në finalen e Kupës së Greqisë
Përleshje mes tifozërive të PAOK dhe AEK bënë që finalja e Kupës së Greqisë të niste me vonesë.
Situata në stadiumin e Volosit doli jashtë kontrollit, ndërsa mediat vendase raportuan për disa të lënduar.
Tifozët u përplasën fizikisht, duke lëshuar në drejtim të njëri-tjetrit ndenjëse apo duke përdorur edhe leva hekuri.
Këto skena i detyruan organizatorët të nisin takimin me 30 minuta vonesë. Policia arriti të qetësojë gjithçka duke përdorur edhe gaz lotsjellës.
Persë i përket kronikes se ndeshjes, trofeu u fitua nga PAOK i Ergys Kaçes. Mesfushori shqiptar nuk ishte në fushë në këtë takim ku skuadra e Selaniku mundi me rezultatin 2 – 1 AEK.
Tv Klan