![](https://i0.wp.com/prova.tvklan.al/wp-content/uploads/2017/05/Capture-40.jpg?fit=1489%2C823&ssl=1)
Dhunë në futbollin kosovar
Dhuna ndërpreu ndeshjen mes Lirisë së Prizrenit dhe Dritës se Gjilanit në Superligën e Kosovës.
Tifozë të ekipit udhëtues kaluan rrethimin e stadiumit të Prizrenit që ndante tribunën dhe fushën për të sulmuar gjyqtarin anësor. Ata u përleshën me policët, që u përpoqën t’i ndalnin.
Në fund bilanci ishte 3 oficerë të lënduar, ndërsa 13 mbështetës të ardhur nga Gjilani u shoqëruan në polici.
Gjithçka ndodhi pasi gjyqtari i takimit akordoi një 11-metërsh kundër ekipit të Dritës që po lufton sëbashku me Lirinë të qëndrojë në Superligën e Kosovës. Kampionati ka edhe 4 javë për luajtur, ku Trepça ’89 është shumë pranë titullit kampion.
Tv Klan