Tenton të djegë të zotin e shtëpisë me benzinë…
Një zënkë për motive të dobëta, për pak sa nuk përfundoi në tragjedi në fshatin Xarrë të Konispolit. 44 – vjeçari Janaq Xega i shkoi 60 – vjeçarit me iniciale P.P me benzinë në shtëpi, me qëllim për t’i vënë flakën.
Famirësisht, Xega dështoi në tentativën e tij dhe përfundoi në prangat e policisë.
Mbetet e paqartë se çfarë mund ta ketë nxitur 44 – vjeçarin për të ndërmarrë një akt të tillë, megjithatë policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje./tvklan.al