SHBA gati të shtojë prezencën ushtarake në Afganistan
Këshilltarët më të lartë të ushtrisë dhe të politikës së jashtme të Presidentit Trump kanë propozuar një ndryshim tërësor të strategjisë së luftës në Afganistan. Plani i ri, i cili ende ka nevoje për miratimin e Presidentit, bën thirrje për zgjerimin e rolit ushtarak të SHBA-së si pjesë e një përpjekjeje më të gjërë për të nxitur talebanët të shkojne drejt tryezës së negociatave.
Sipas strategjisë së re, do të jetë Pentagoni ai që do të vendosë për numrin e trupave në Afganistan dhe jo Shtëpia e Bardhë. Autoritetet ushtarake do të kenë kompetenca më të gjëra për të përdorur sulme ajrore kundër militantëve talebanë.
Përpjekja e admistratës së Trump vjen me qasje krejt tjetër nga ajo e ish-Presidentit Obama, lëvizjet e të cilit kishin qëllim të kufizonin rolin ushtarak amerikan në Afganistan. Plani parashikon që të paktën 3 mijë trupa të tjerë ti shtohen forcës ekzistuese prej rreth 8,400 trupash ushtarakë.
Strategjia e re gjithashtu do të rriste shpenzimet për qeverinë e trazuar të Afganistanit e cila po përpiqet të përmirësojë kapacitetin e saj./TvKlan