Çështja Muntari në FIFA
Federata Italiane e Futbollit mund të përballet me një masë disiplinore nga FIFA për shkak të trajtimit që iu bë mesfushorit të Pescaras Suley Muntari.
32-vjeçari u ankua tek drejtuesi i ndeshjes pasi ndaj tij u hodhën thirrje raciste gjatë ndeshjes ndaj Cagliarit. Arbitri ë ndëshkoi me të verdhë dhe Muntari la fushën duke marrë dhe kartonin e kuq. Fillimisht ai u pezullua për një ndeshje por më pas Federata ia hoqi ndëshkimin.
Sekretarja e përgjithshme e FIFA-s Fatma Samoura ka deklaruar se një komision i posaçëm që ka marrë në shqyrtim çështjen dhe që do të marrë masa.
Vetë Muntari në një intervistë për BBC ka pranuar se FIFA dhe UEFA nuk po e trajtojnë seriozisht çështjen e racizmit.
“Ata bëjnë vetën gjera që janë të mira për ta, gjëra që iu interesojnë. Ngjarje të tilla u ndodhin 99% të futbollistëve më ngjyrë. Nëse FIFA ose UEFA duan të bëjnë diçka mbi këtë çështje, sigurisht që ata munden.”
Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino ka pranuar se do të flasë vetë me futbollistin por edhe me autoritetet italiane të futbollin.
FIFA do të rigrupojë task forcën anti-racizëm. Ndërkaq sistemi i saj i anti-diskriminimit do të monitorojë 850 ndeshje vitin e ardhshëm, ku rrezikohen veprimet racistë dhe diskriminuese.
Tv Klan