Kandidatë me emra të ndryshuar në lista, disa kryetarë partish fusin gjithë fisin të kandidojë


Kandidatë me emra të ndryshuar në lista, disa kryetarë partish fusin gjithë fisin të kandidojë

20:00 09/05/2017 https://youtu.be/UciATZ64wxw

Formularët e dekrimianlizimit, të publikuar nga KQZ,  zbulojnë se disa prej kandidatëve në zgjedhjet e 18 qershorit rezultojnë me emra të ndryshuar, apo të dënuar më parë për vepra të ndryshme, jo të rënda.

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi është mes atyre që ka ndryshuar emrin.  Sipas formularit të vetëdeklarimit, prindërit e kanë regjistruar në gjendjen civile me emrin Sasha Gjinushi. Por kreu i Socialdemokrateve nuk e ka përdorur asnjëherë këtë emër.

Edhe një tjetër personazh i njohur i politikës e ka ndryshuar emrin e vënë nga prindërit. Spartak Braho quhej dikur Zylyftar.

Arben Seferaj, kandidat në qarkun e Tiranës  ka ndryshuar si emrin ashtu edhe mbiemrin.  Ai quhej Niko Papa dhe rezulton të ketë ndryshuar edhe atësinë.

Të njëjtin emër dhe mbiemër, Niko Papa e ka mbajtur edhe kandidati për deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës, Azbi Arapi.

Rasti i kandidatit  të qarkut të Dibrës i Partisë Socialiste, Myfit Duriçi është ai që bie më shumë në sy për ndryshimin e gjeneraliteteve . Plot 3 herë ai e ka ndryshuar emrin nga Myfyt që e ka pasur në fillim në Mufit e më pas në Myfit.

Një tjetër kandidat me gjeneralitetet e ndryshuar është edhe ai i Mariglen Dishës,  i cili më parë ka mbajtur emrin Hysen.

Një nga çuditë e listave është zgjedhja e kandidatev nga i njëjti fis. Partia minoritare greke MEGA ka 15 kandidatë me mbiemrin Buzuka, ndërsa Partia Aleanca Demokratike ka 15 kandidatë me mbiemrin Abazi.

5 kandidatë nga listat zgjedhore të partive të rezultojnë se kanë patur problem me drejtësinë. Kandidati në qarkun e Durrësit, Alban Ramohitaj rezulton i dënuar për vjedhje energjie.

Tv Klan






Të ngjashme