9 kongresmenë amerikanë në Tiranë, takime me Nishanin, Metën e Bashën


9 kongresmenë amerikanë në Tiranë, takime me Nishanin, Metën e Bashën

10:53 10/05/2017 https://youtu.be/Zsxz2sF_HIQ

Përpjekjeve të ndërkombëtarëve që kanë vizituar javët e fundit Shqipërinë për të ndërmjetësuar arritjen e një marrëveshjeje politike mes palëve i është shtuar së fundmi edhe një delegacion  anëtarësh të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të kryesuar nga Bob Goodlatte.

Takimin e parë në Tiranë kongresmenët amerikanë e zhvilluan me presidentin Bujar Nishani, të cilin e vlerësuan për rrolin institucional në ndërmjetësimin e dialogut mes aktorëve politikë në vend.

Gjatë takimit në presidencë kreu i shtetit dhe kongresmenët amerikanë diskutuan dhe ndanë mendime e pikëpamje mbi situatën politike në Shqipëri; zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ecurinë e reformës në drejtësi, rëndësinë e shtetit ligjor, shqetësimit për dukurinë e kanabisit dhe trafikut të drogës, krimit të organizuar. Pjesë e bisedës ishte edhe buxheti financiar për shpenzime ushtarake dhe mbrojtjen, duke pasur parasysh që Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe aleat besnik e i ngushtë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pas takimit me Presidentin Nishani, kongresmenët amerikanë u pritën edhe nga  Kryetari i Kuvendit, njëherazi dhe presidenti i ardhshëm, Ilir Meta.

Gjatë pasdites kongresmenët amerikanë u takuan edhe me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në takimin që zgjati rreth 1 orw e 20 minuta u diskutua për situatën politike në vend.

Tirana është vizituar dje edhe nga Andreas G. Lammel, deputet i CDU-së, i cili u takua një ditë më parë me kreun e demokratëve Lulzim Basha dhe përfaqësues të partive opozitare. Ndërsa të hënën pritet të mbërrijë Zëvendës/ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështjet evropiane dhe euro-aziatike, Hoyt Brian Yee./ TV KLAN

***

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka zhvilluar sot një takim pune me delegacionin e Kongresit Amerikan, ku në fokus ishte situata politike në Shqipëri dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në një njoftim për shtyp, zyra e Presidentit tha se palët diskutuan për tema si “situata politike në Shqipëri, zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ecuria e reformës në drejtësi, rëndësia e shtetit ligjor, shqetësimi për dukurinë e kanabisit dhe trafikut të drogës, krimit të organizuar si dhe rreth buxhetit financiar për shpenzime ushtarake dhe mbrojtjen, duke pasur parasysh që Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe aleat besnik e i ngushtë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.”

Presidenca po ashtu tha se në takim u vlerësua edhe roli institucional e përkushtimi i Presidentit Nishani në ndërmjetësimin e dialogut mes palëve politike në vend.

Delegacioni i Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kryesohej nga Kryetari Bob Goodlatte. /tvklan.al






Të ngjashme