Vendimi i gjykatës: Dëbimi i homoseksualëve shqiptarë nga Britania, i jashtëligjshëm


Vendimi i gjykatës: Dëbimi i homoseksualëve shqiptarë nga Britania, i jashtëligjshëm

12:20 10/05/2017

Qindra azilkërkues shqiptarë gay, lesbike, viktima trafikimi dhe të mbijetuar të dhunës në familje mund të jetë dëbuar pa të drejtë nga Britania pasi gjykatat dhe ministria britanike për migracionin janë mbështetur në udhëzime të pasakta.

“The Guardian” raporton se në tetor të vitit 2011, Gjykata e Apelit kishte vendosur që gjykatat dhe ministria përgjegjëse për migracionin, sigurinë, ligjin dhe rendin nuk mund të mbështetej më në udhëzimet e ekspertëve që ishin përdorur deri më atëherë, sipas të cilave, këto grupe nuk ishin të rrezikuara në Shqipëri. Megjithatë, ministria dhe gjykatat vazhduan t'i përdornin këto udhëzime edhe për pesë vite të tjera.

Nuk është ende e qartë se pse ky vendim i Gjykatës së Apelit, i lëshuar në vitin 2011, ishte injoruar nga autoritetet britanike.

Këto gabime dolën në pah gjatë një seance gjyqësore në Gjykatën e Apelit të martën, ku u gjykua çështja e një 21-vjeçari gay nga Shqipëria. Shqiptari, emri i të cilit nuk jepet për arsye sigurie, e humbi gjyqin, por gjithsesi ai e mirëpriti vendimin e gjykatës, ku doli në pah se autoritetet britanike kishin injoruar një vendim gjykate që ka rezultuar me pasoja për qindra azilkërkues.

“The Guardian” thotë se si pasojë e vendimit të kësaj jave, shumë azilkërkues si viktima të trafikimit, dhunës në familje apo bazuar në orientimin seksual mund të aplikojnë sërish nëse ende ndodhen në Britaninë e Madhe dhe kërkesa e tyre është refuzuar padrejtësisht.

Një zëdhënës për shoqatën bamirëse “Asylum Aid” tha se “

është alarmues fakti që ministria për migracionin ka marrë vendime vendimtare për jetët e azilkërkuesve bazuar në informacion jo-korrekt – një vendim i gabuar nënkupton që të rikthesh njerëz vulnerabël në situatë të rrezikshme dhe është jetike që ministria ta zbatojë në mënyrë korrekte ligjin dhe t’i kuptojë gjërat mirë pikë së pari.

”/tvklan.al






Të ngjashme