Vritet me thikë 27-vjeçari


Vritet me thikë 27-vjeçari

13:08 10/05/2017 https://youtu.be/zG7Pr1g0rXg

Një 27-vjeçar u vra me thikë pas një përleshjeje që ndodhi mesditën e së mërkurës në fshatin Çekrezë të Kamzës. Altin Kodra mori disa plagë në bark nga Vladimir Luli, 28 vjeç. Edhe autori mbeti i plagosur pasi mori disa goditje me sende të forta në trup.

Të dy personat u dërguan në Spitalin e Traumës në Tiranë, për ndihmë mjekësore, por Kodra nuk mundi të mbijetonte. Ngjarja ndodhi kur Vladimr Luli, ishte duke rregulluar një tub uji, pranë banesës së tij në fshat ndërsa është konfliktuar me viktimën.

Ende nuk dihet motivi i krimit, por burimet e policisë thonë se dyshohet që shkak të jetë bërë një konflikt i vjetër mes palëve. Policia arrestoi në flagrancë Vladimir Lulin. Ai akuzohet për vrasje me dashje, ndërsa një thikë u sekuestrua si provë materiale./ TV KLAN

***

Informacioni paraprak/ Altin Kodra, vetëm 27 – vjeç ka gjetur vdekjen këtë të mërkurë në fshatin Çekrezë të Tiranës.

Rreth orës 11:55, mes Kodrës dhe Vladimir Lulit ka patur një konflikt, që ka çuar në plagosjen e 27 – vjeçarit nga ky i fundit.

Kodra mbeti i plagosur në pjesën e barkut dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore. Fatkeqësisht, plagët e marra kanë qenë fatale për të riun, i cili ka ndërruar jetë.

Menjëherë pas ngjarjes, blutë e Komisariatit Nr 5 arrestuan Vladimir Lulin, ndërsa në vendngjarje u gjet edhe arma e krimit.

Në njoftimin e saj zyrtar, policia sqaron se specialistët e krimeve po punojnë për të zbardhur rrethanat e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë./tvklan.al






Të ngjashme