Inter shkarkon trainerin Pioli
Interi përcolli me vetëm një falenderim trainerin Stefano Pioli dhe stafin e tij. Mbrëmjen e së martës Klubi vendosi shkarkimin e drejtuesve të ekipit. Në komunikimin zyrtar nuk jepet asnjë motiv, por gjithçka i dedikohet mungesës së lojës dhe rezultateve. Në shtatë ndeshjet e fundit në Serie A, Pioli mori vetëm 2 barazime, ndërsa të tjerat humbje. Kjo bëri që skuadra të largohet nga zona Europiane, gjë që u konsiderua si dështim i Piolit nga ana e drejtuesve të Klubit.
Për 3 ndeshjet e mbetura ekipi do të drejtohet nga traineri 19-vjeçar Stefano Vecchi i cili bëhet tekniku i katërt që ulet në stolin e Interit në këtë sezon që në komunikatën e Klubit është cilësuar shumë i vështirë. Shkarkimit të Piolit i është gëzuar Fiorentina e cila e ka projektuar si trainerin e ardhshëm. Sipas mediave italiane në Firence e shohin profilin e tij si perfekt për Klubin./TvKlan